Ndërlidhjet

Moska do t'i forcojë lidhjet me Tbilisin


Moskë
Moskë
Rusia ka shprehur gatishmërinë për të rivendosur marrëdhëniet me Gjeorgjinë fqinje. Lajmin e bën të ditur deklarata që ka postuar në ueb-faqen e saj Ministria e Jashtme ruse.

Ky hap i Moskës duket të jetë përgjigje ndaj ofertës së presidentit gjeorgjian, Mikhail Sakashvili, të bërë më 28 shkurt, për udhëtimin pa viza të rusëve në Gjeorgji.

Dy vendet kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike pas luftës së gushtit 2008, mbi rajonet separatiste të Gjeorgjisë – Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë.

Më herët, Rusia ka thënë se nuk do të ndërtojë marrëdhënie me Gjeorgjinë derisa Sakashvili të jetë në pushtet.

“Moska është e interesuar të forcojë lidhjet ndërmjet popullit të Rusisë dhe atij të Gjeorgjisë”, thuhet në deklaratën që ka publikuar të premten Ministria e Jashtme e Rusisë.
XS
SM
MD
LG