Ndërlidhjet

BE e shqetësuar me Bjellorusinë


Bruksel
Bruksel
Bashkimi Evropian ka shprehur “shqetësime serioze” për, siç ka thënë, përkeqësimin e mëtejshëm të situatës në Bjellorusi.

Deklarata e miratuar nga Këshilli i Evropës të premten, konfirmon “sanksionet e reja të BE-së kundër policëve dhe gjyqtarëve, të cilët kanë lidhje me represionin që u bëhet opozitarëve bjellorusë”.

Ajo po ashtu i bën thirrje bllokut evropian të vazhdojë të punojë për masa të tjera kundër regjimit të presidentit Aleksander Lukashenko.

Në Varshavë, Parlamenti polak ka kaluar rezolutën që i kërkon Bjellorusisë të lirojë të gjithë të burgosurit politikë.

Më 28 shkurt, Minsku i ka kërkuar ambasadorit të BE-së dhe atij të Polonisë në Bjellorusi të largohen nga vendi, çfarë ka nxitur të 27 anëtaret e BE-së t’i tërheqin ambasadorët e tyre.
XS
SM
MD
LG