Ndërlidhjet

Izraeli nuk përjashton asnjë aksion kundër Iranit


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka thënë se vendi i tij nuk do të vërë ndonjë “vijë të kuqe” sa u përket veprimeve në lidhje me programin bërthamor të Iranit.

Në komentet që kanë pasuar takimin me kryeministrin kanadez, Stefen Harper, në Otavë, Netanjahu ka thënë se Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten e tij, ashtu si dhe liri “për të manovruar ndaj kërcënimeve”.

Ai ka shprehur bindjen se negociatat nuk do të zgjidhnin problemin, duke thënë se “Teherani përdor bisedimet për të mashtruar”.

Presidenti i SHBA-së, Barak Obama, në komentet e tij të bëra për një revistë amerikane, ka thënë se Uashingtoni e konsideron të papranueshëm një Iran të armatosur me armë bërthamore.

Deklaratat e Obamës vijnë në prag të takimit të tij me Netanjahun, më 5 mars, në Uashington.

Perëndimi druan se programi bërthamor i Iranit ka për qëllim krijimin e armëve atomike – akuza që hidhen poshtë nga Republika Islamike.
XS
SM
MD
LG