Ndërlidhjet

Mbyllen vendvotimet në Iran


Teheran, 2 mars 2012

Teheran, 2 mars 2012

Në Iran janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare, ndërkohë që procesi i numërimit të votave tashmë ka nisur.

Ekspertët e zgjedhjeve presin “kthesë historike”, duke shprehur besimin se mbështetësit e udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamnej, do të shënojnë fitore të bindshme.

Mbi 3,400 kandidatë kanë garuar për 290 ulëse të legjislaturës iraniane.

Vëzhguesve ndërkombëtarë nuk u është lejuar monitorimi i votimeve, që ishin të parat nga zgjedhjet e kontestuara presidenciale të vitit 2009.

Votimet e së premtes janë zgjatur për disa orë për shkak të pjesëmarrjes së lartë të qytetarëve.
XS
SM
MD
LG