Ndërlidhjet

Kërkohet burgim i përjetshëm për Betim Kaziun


Ilustrim

Ilustrim

Prokurorët amerikanë kanë kërkuar dënim të përjetshëm për Betim Kaziun, të lindur në SHBA.

Në korrik të 2011-ës, ai është dënuar për konspiracion për të kryer vrasje. Ai është gjetur fajtor edhe për konspiracion, me qëllim sigurimin e mbështetjes materiale për një organizatë terroriste.

Kaziu është paraqitur para gjykatës federale të Nju Jorkut, në pritje të shqiptimit të masës ndëshkuese, raporton AP.

Prokurorët thonë se Kaziu ka bërë përpjekje, por ka dështuar t’iu bashkohet grupeve të Al Kaidës në Irak, Afganistan dhe Ballkan.

Ai është arrestuar nga policia në Kosovë në gusht të 2009-ës dhe është transferuar në SHBA për t’u përballur me akuzat për terrorizëm.
XS
SM
MD
LG