Ndërlidhjet

Të dyja palët, fajtore për krime në Libi


Bengazi
Bengazi
Komisioni i Kombeve të Bashkuara, i cili ka hetuar shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë kryengritjes së vitit 2011 në Libi, ka bërë të ditur se edhe forcat e udhëheqësit tashmë të ndjerë, Muamer Gadafi, edhe kundërshtarët e tij janë fajtorë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në raportin e publikuar të premten, komisioni tha se forcat pro-qeveritare kanë kryer vrasje, tortura, dhunime dhe krime të tjera gjatë sulmeve sistematike kundër popullatës civile.

Sipas raportit të njëjtë, luftëtarët anti-regjim kanë kryer vrasje të paligjshme, arrestime arbitrare dhe tortura, në mesin e shkeljeve të tjera.

Komisioni e ka përshkruar fushatën ajrore të NATO-s si “shumë të saktë”, me “vendosmëri të dëshmuar për të shmangur viktimat në mesin e civilëve”.

Komisioni i Kombeve të Bashkuara ka thënë se nuk ka qenë në gjendje të përcaktojë shkaqet që kanë çuar në vdekjen e Gadafit, pasi “autoritetet libiane nuk kanë pranuar t’i sigurojnë qasje komisionit në raportin e autopsisë”.
XS
SM
MD
LG