Ndërlidhjet

logo-print

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 3 marsin në vite…

  • RFE /RL

Pikë karburanti...

Pikë karburanti...

1938 – Zbulohet nafta në Arabinë Saudite.


1877 – Rutherford B. Hayers inaugurohet në mënyrë private si presidenti i 19-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa inaugurimi i tij zyrtar bëhet më 5 mars.

1878 – Bullgaria rifiton pavarësinë e saj nga Perandoria Otomane, falë marrëveshjes së San Stefanos, pak pasi Kongresi i Berlinit ia përcakton statusin si një shtet autonom të Perandorisë Otomane.

1885 – Formohet kompania telefonike dhe telegrafike amerikane në Nju Jork.

1905 – Mbreti Nikolas II i Rusisë pajtohet për krijimin e një asambleje të zgjedhur, të quajtur Duma.

1915 – Themelohet NACA, paraardhëse e NASA-s, në SHBA.

1924 – Kalifati 1.400-vjeçar islamik shfuqizohet kur kalifi, Abdul Mejid II i Perandorisë Otomane rrëzohet. Në këtë mënyrë formohet Turqia e reformuar nën udhëheqjen e Mustafa Kemal Ataturkut.

1958 – Nuri as-Said bëhet kryeministër i Irakut për të 14-tën herë.

1992 – Themelohet shteti i pavarur i Bosnjës.

2002 – Qytetarët e Zvicrës votojnë në favor të anëtarësimit të shtetit në Kombet e Bashkuara.(z.p.)
XS
SM
MD
LG