Ndërlidhjet

Ban i alarmuar nga dhuna në Siri


Nga dhuna në Siri, shkurt 2012
Nga dhuna në Siri, shkurt 2012
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban ki Mun, është shprehur i alarmuar nga lajmet që vijnë prej Homsit, si ato që forcat qeveritare po ekzekutojnë, burgosin dhe torturojnë njerëzit.

Ban i ka thënë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, se qeveria siriane ka dështuar që të mbrojë popullatën e vet.

Ambasadori sirian në OKB, Bashar Xhaferi ka reaguar ndaj fjalimit të Banit, duke thënë se presioni ndërkombëtar mbi vendin e tij është i motivuar politikisht.

Ai ka thënë se sekretari Ban nuk është plotësisht i informuar me situatën e vërtetë dhe përsëriti se opozita siriane përbëhet kryesisht nga “grupet terroriste”.

Në zhvillime tjera, aktivistët sirianë thanë po bombardohen distrikte të caktuara në qytetin e Homsit, ndërsa trupat qrveritare po pengojnë konvojet e Kryqit të Kuq që të shpërndajnë ndihma në zonat e shkatërruara.

Raportohet për përleshje të reja edhe në provincën e Idlibit, në kufi me Turqinë.
XS
SM
MD
LG