Ndërlidhjet

logo-print

Stuhitë përfshijnë SHBA-në

  • RFE /RL

Foto arkiv

Foto arkiv

Stuhi të fuqishme, përfshirë dhjetëra tornado kanë shkaktuar dëme serioze në SHBA-të qendrore, që nga Alabama deri në Indianë.

Raportohet për 28 të vdekur, 14 në Indianë dhe 12 në Kentaki.

Njoftohet për një numër të madh të të lënduarish.

Një qytet në jug të Indianës, Merisvill, me një popullsi prej 2 mijë banorësh, është përshkruar të jetë rrafshuar.

Stuhitë e fuqishme erdhën dy ditë pasi që një seri tjetër e erërave të mëdha kishin lënë të vdekur 13 njerëz në Perëndimin e Mesëm dhe në Jug.
XS
SM
MD
LG