Ndërlidhjet

logo-print

Betim Kaziu dënohet me 27 vjet burg


Ilustrim

Ilustrim

Drejtësia amerikanë ka dënuar me 27 vjet burg, Betim Kaziun, i lindur në Nju Jork, nën akuzat se ka udhëtuar në Lindjen e Mesme në një përpjekje të dështuar për t’iu bashkuar Al Kaidës dhe të hakmirrej për abuzimin ndaj myslimanëve duke vrarë trupa amerikanë.

“Do të kisha dëshiruar të mos shkoja kësaj rruge”, citon agjencia AP, Betim Kaziun, t’i ketë thënë gjykatësit Xhon Gleson, para shqiptimit të dënimit.

Por, gjykatësi, ka thënë se është hera e parë që dëgjon pendësën e të pandehurit- dhe kjo sipas tij nuk është bindëse.

“Ti je rritur në Bruklin dhe ke vendosur që të vrasësh ushtarët e shtetit tënd. Ka ende elemente rebelimi brenda teje… ti ende je shumë krenar për t’u bërë xhihadist”, citohet të ketë thënë gjykatësi Gleson.

Prokororia ka kërkuar dënim të përjetshëm për Kaziun.

Në korrik të 2011-ës, Kaziu është dënuar për konspiracion për të kryer vrasje.

Ai është gjetur fajtor edhe për konspiracion, me qëllim sigurimin e mbështetjes materiale për një organizatë terroriste.

Prokurorët thonë se Kaziu ka bërë përpjekje, por ka dështuar t’iu bashkohet grupeve të Al Kaidës në Irak, Afganistan dhe Ballkan.

Ai është arrestuar nga policia në Kosovë në gusht të 2009-ës dhe është transferuar në SHBA për t’u përballur me akuzat për terrorizëm.
XS
SM
MD
LG