Ndërlidhjet

Rivalët e Ahmedinexhadit në epërsi


Zgjedhjet në Iran, 2 mars, 2012

Zgjedhjet në Iran, 2 mars, 2012

Rivalët konzervatorë të presidentit Mahmud Ahmedinexhad janë duke udhëhequr në garën për zgjedhjet parlamentare, një indikacion ky se presidenti iranian do të përballet me një parlament më armiqësor në 18 muajt e mbetur të mandatit të tij të dytë.

Mbështetësit e liderit suprem, Ajatollah Ali Homnei, raportohet se janë në epërsi.

Këto zgjedhje janë të parat që nga ato presidenciale më 2009, për të cilat reformistët thanë se janë përcjellë me manipulime.

Reformistët kanë bojkotuar zgjedhjet e së premtes.

Analistët thonë se ekonomia e dobët, përfshirë edhe inflacionin në rritje, mund të dëmtojnë gjasat e kandidatëve aleatë të Ahmedinexhadit.

Votimi është shtyrë për pesë orë të tjera, ndërsa, Homnei ka thënë se pjesëmarrja e lartë do të dërgojë mesazh të fuqishëm te armiqtë e Iranit, në kohën kur ky shtet po përballet me sanksione dhe paralajmërime nga Perëndimi për shkak të programit të tij bërthamor.
XS
SM
MD
LG