Ndërlidhjet

Jahjaga në SHBA


Presidentja e Kosoves, Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosoves, Atifete Jahjaga
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga është nisur sot për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç njofton kabineti i saj, ajo është ftuar në samitin “Gratë në botë”, organizuar nga Daily Beast dhe Newsweek.

“Po ashtu, Presidentja Jahjaga do të vizitojë universitetin prestigjioz amerikan Dartmouth, ku do të mbajë një ligjëratë në temën “Sukseset dhe sfidat e procesit të shtetndërtimit në Kosovë”, thuhet në njoftimin për media të kabinetit presidencial.
XS
SM
MD
LG