Ndërlidhjet

Paralajmërimet e Obamës ndaj Iranit


Presidenti amerikan, Barak Obama
Presidenti amerikan, Barak Obama
Presidenti amerikan Barak Obama tha se nuk po bën blof kur thotë se Irani nuk duhet të lejohet që të ndërtojë armë bërthamore.

Në një intervistë për një revistë amerikane, Obama tha se duhet t’iu jepet një shansë diplomacisë dhe sanksioneve, për ta bindur Iranin që ta mbajë nën fre programin e tij bërthamor.

Por, ai i tha revistës, “The Atlantic” se nëse kjo dështon, “të gjitha opsionet do të jenë në tavolinë”, përfshirë edhe “komponentën ushtarake”.

Obama, megjithatë, tha se një sulm i parakohshëm ushtarak i Izraelit mund të sjellë pasoja të paqëllimshme, që do ta portretizonin Iranin si viktimë.

Gjatë një vizite në Kanada, kryeministri izraelit, Benjamin Natanjahu, tha se Izraeli ka të drejtë të veprojë ashtu siç e ndjen se është mënyra e duhur për t’u mbrojtur nga Irani, i cili sipas Natanjahut, është zotuar se do ta shkatërrojë Izraelin.
XS
SM
MD
LG