Ndërlidhjet

Dorëzohen trupat e gazetarëve të vrarë


Marie Kolvin, Remi Ohlik, të vrarë më 22 shkurt 2012, në Homs, Siri
Marie Kolvin, Remi Ohlik, të vrarë më 22 shkurt 2012, në Homs, Siri
Diplomatët në Siri kanë pranuar trupat e gazetares amerikane Marie Kolvin dhe fotoreporterit francez Remi Ohlik, që u vranë në muajin e kaluar gjatë bombardimit të distriktit Baba Amro të Homsit.

Nuk ka informacione zyrtare se kush janë diplomatët që kanë marrë trupat në Spitalin Ushtarak Al-Asad të Damaskut.

Por, Reuters citon një dëshmitar të ketë thënë se ata ishin nga ambasada polake, që i menaxhon edhe çështjet e Shteteve të Bashkuara në Siri, si dhe nga ambasada franceze.
XS
SM
MD
LG