Ndërlidhjet

logo-print

A do rivendosen lidhjet diplomatike ruso-gjeorgjiane?


Presidenti i Gjerogjisë, Mihajl Sakashvili

Presidenti i Gjerogjisë, Mihajl Sakashvili

Presidenti i Gjeorgjisë, Mihajl Sakashvili tha se nuk do të pranojë kushtet e Rusisë për rivënien e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, të cilat u shkëputën nga lufta e 2008-ës.

Ai ka thënë se Rusia së pari duhet t’i njohë Abkazinë dhe Osetinë Jugore si pjesë të Gjeorgjisë.

Oferta e Rusisë për të rivënë lidhjet diplomatike vjen pasi që Sakashvili ofroi udhëtim pa viza për rusët, me qëllim të përmirësimit të ekonomisë gjeorgjiane.

Moska tha, po ashtu, se do të heqë vizat për gjeorgjianët, po që se, Tbilisi është në gjendje që të ofrojë siguri për rusët që vizitojnë Gjeorgjinë.
XS
SM
MD
LG