Ndërlidhjet

Rritet në 34 numri i të vdekurve nga tornado


Foto arkivi

Foto arkivi

Vargu i stuhive të fuqishme në SHBA ka shkatërruar qytete të vogla dhe ka shkëputur komunitetet rurale, ndërkohë që numri i viktimave nga tornado ka arritur në 34.

Shifra e te vdekurve u rrit nga kërkimet për të mbijrtuarit që u bënë të shtunën.

Stuhitë kanë përfshirë SHBA-në qendrore, që nga Alabama deri në Indianë. Njoftohet po ashtu për një numër të madh të të lënduarish.

Një qytet në jug të Indianës, Merisvill, me një popullsi prej 2 mijë banorësh, është përshkruar të jetë rrafshuar.

Stuhitë e fuqishme erdhën dy ditë pasi që një seri tjetër e erërave të mëdha kishin lënë të vdekur 13 njerëz në Perëndimin e Mesëm dhe në Jug.
XS
SM
MD
LG