Ndërlidhjet

Putin i bindur në fitore, opozita e gatshme për protesta


Posterë të Putinit, Moskë, 2 mars, 2012

Posterë të Putinit, Moskë, 2 mars, 2012

Vlladimir Putini duket të jetë i sigurt se do të kthehet në Kremlin, përmes zgjedhjeve presidenciale të së dielës(4 mars), por, ai do të përballet me sfida, shkruan Associated Press.

Një valë e paparashikuar e protestave masive ka treguar se një pjesë e popullsisë është ngopur me fortifikimin politik të drejtuar nga Putini, që kur u bë president për herë të parë në vitin 2000.

Policia, shkruan, AP, është e gatshme për mundësinë e trazirave paszgjedhore në Moskë.

Sistemi i Putinit, i ashtuquajtur “demokracia e menaxhuar” i ka vënë forcat liberale nën presion të vazhdueshëm, duke iu dhënë leje për tubime të vogla dhe duke sjellë njësi speciale të policisë për të shpërndarë tubimet që nuk kishin marrë leje.

Kremlini ka marrë nën kontroll të gjitha kanalet e mëdha televizive ndërsa raportet e tyre janë kthyer në recital jokritik ndaj programeve të Putinit, shpesh duke sjellë imazhe admiruese të tij, si duke kalëruar, duke u zhytur, apo duke u marrë më shtazët e egra.

Në zgjedhjet e së dielës garojnë 5 kandidatë dhe sondazhet tregojnë se Putin e ka fitoren e garantuar.

Por, mbetet pikëpyetje, nëse Putini, do të jetë në gjende që të shmangë balotazhin, i cili do të vendoste një precedent dhe do të dëmtonte autoritetin e tij.

Atij i duhen më shumë se 50 për qind të votave në raundin e parë, për të shmangur balotazhin.
XS
SM
MD
LG