Ndërlidhjet

Sulm terrorist në Algjeri


Sulme në Algjeri, foto arkivi
Sulme në Algjeri, foto arkivi
Një sulm vetëvrasës para një njësie policore paraushtarake në rajonin algjerian të Tamanrasetit ka plagosur më shumë se 20 persona.

Mediat lokalë raportojnë se 23 njerëz, shumica nga ta policë të xhandarmërisë, janë plagosur kur një person me makinën e tij hyri përmes dyerve të ndërtesës, për ta hedhur pastaj veten dhe makinën e tij në erë.

Shpërthimi i fuqishëm ka shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesë. Sulmuesi ka vdekur.

Incidenti është i fundit në vargun e sulmeve terroriste që kanë në shënjestër forcat e sigruisë në Algjeri.
XS
SM
MD
LG