Ndërlidhjet

SHBA i ofron mbështetje Egjiptit


Egjipt, shkurt, 2012

Egjipt, shkurt, 2012

Shtetet e Bashkuara thanë se mbështesin përpjekjet e Fondit Monetar Ndërkombëtar për të ndihmuar Egjiptin.

Deklarata pason largimin e amerikanëve nga Egjipti, të cilët u përballen me drejtësinë egjiptiane, nën akuzat se po nxisnin trazira përmes oraganizatave të tyre pro-demokratike.

Heqja e ndalesës së udhëtimit ka zbutur tensionet diplomatike në mes të aleatëve të kahmotshëm.

SHBA pat thënë se ndihma prej një miliardë dollarësh për Egjiptin po rrezikohej.

Por, Departamenti Amerikan i Shtetit, tha të shtunën se SHBA mbështet përpjekjet e FMN-së për të arritur një marrëveshje dhe për të gjetur mënyrat se si të ndihmohet ekonomia e Egjiptit.
XS
SM
MD
LG