Ndërlidhjet

Kina kërkon ndaljen e dhunës në Siri


Siri, shkurt, 2012

Siri, shkurt, 2012

Kina i kërkoi qeverisë siriane dhe kryengritësve që po tentojnë të rrëzojnë presidentin Bashar Al Asad, që t’i japin fund dhunës, veçanërisht dhunës ndaj civilëve.

Kina po ashtu kërkoi nga palët që të “nisin një dialog gjithpërfshirës politik të pakushtëzuar” nën ndërmjetësimin e të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe për zgjidhjen e krizës, ish sekretarin e OKB-së, Kofi Anan.

“Qeveria siriane dhe të gjitha palët duhet që menjëherë, të ndërprejnë plotësisht dhe pa kushte aktet e dhunës, në veçanti aktet kundër civilëve të pafajshëm”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme kineze, që citohet nga agjencia e lajmeve Xinhua.
XS
SM
MD
LG