Ndërlidhjet

Përplasen trenat, 15 të vdekur në Poloni


Përplasja e trenave në Shzekocini, 3 mars, 2012, Poloni
Përplasja e trenave në Shzekocini, 3 mars, 2012, Poloni
Zyrtarët polakë thanë se 15 persona kanë vdekur dhe 54 janë lënduar pas një përplasjeje mes dy trenave në jug të Polonisë, të shtunën në mbrëmje.

Kryeministri Donald Tusk e ka quajtur aksidentin katastrofën më tragjike në Poloni në vitet e fundit.

Ai i bëri këto komente, pas vizitës që i bëri të dielën në mëngjes vendit ku ndodhi aksidenti.

Shumica e të lënduarve janë në gjendje kritike.

Në mesin e pasagjerëve ka pasur edhe të huaj, përfshirë disa nga Ukraina, Spanja, Franca, por nuk raportohet që dikush nga ta të jetë në mesin e të vdekurve, apo të lënduarve.

Trenat, që bartnin secili nga 350 udhëtarë, po udhëtonin në drejtim të njëri-tjetrit, në të njëjtët binarë, kur u përplasen afër qytetit të vogël të Shzekocinit.

Prokurorët kanë nisur hetimet në lidhje me atë se si kanë përfunduar të dy trenat në binarët e njëjtë.
XS
SM
MD
LG