Ndërlidhjet

Rusia voton për presidentin


Zgjedhjet në Rusi, 4 mars, 2012
Zgjedhjet në Rusi, 4 mars, 2012
Rusët hedhin votën të dielën në zgjedhjet presidenciale, në të cilat parashihet kthimi i Vlladimir Putinit në Kremlin, në mandatin e tij të tretë si president.

Përgjatë Rusisë, e cila ka nëntë zona kohore të ndryshme, ka filluar një maratonë votimi prej 21 orësh, në 91 mijë qendra votimi.

Sondazhet e paguara nga shteti, presin një fitore te Putinit prej pothuaj 60 për qind, që do të kalonte lehtësisht pragun prej 50 për qind.

Kjo nënkupton se Putin do të shmangte balotazhin me kandidatin e dytë që merr më shumë vota.

Dhjetëra mijëra vëzhgues zgjedhjesh kanë dalë vullnetarë për të ofruar shërbimet e tyre në zgjedhje, në përpjekje për të penguar përsëritjen e manipulimeve që ndodhën në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit.

Agjencitë ruse të lajmeve thanë se do të jenë 685 vëzhgues të akredituar, 219 nga OSBE-ja.

Po ashtu, nëpër qendrat e votimit janë instaluar kamera.
XS
SM
MD
LG