Ndërlidhjet

Romni fiton në Uashington


Kandidati repuplikan, Mit Romni
Kandidati repuplikan, Mit Romni
Kandidati presidencial i republikanëve, Mit Romni ka fituar zgjedhjet paraprake në shtetin e Uashingtonit.

Ai ka marrë 37 për qind të votive, ndërsa ish senatori i Pensilvanisë, Rik Santorum dhe kongresisti nga Teksasi Ron Pol, kanë marrë secili nga 24 për qind.

Romnit i duhej një fitore para “Super të martës”, më 6 mars, ku 10 shtete mbajnë zgjedhjet pararpake në garën e republikanëve për t’u përballë me presidentin në detyrë, Barak Obama në zgjedhjet e nëntorit.

Romni po përpiqet qe të rimarrë veten si kandidat kryesor në partinë e tij, pas tri humbjeve që pësoi për një ditë në muajin e kaluar nga ish senatori Santorum.
XS
SM
MD
LG