Ndërlidhjet

"Bota s'mund ta mbrojë Izraelin"


Ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Liberman

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Liberman

Ministri i Jashtëm i Izraelit tha se dështimi i komunitetit ndërkombëtar për ta ndalur dhunën në Siri, tregon se nuk mund ta mbrojë as Izraelin.

Avigdor Liberman tha se paaftësia e liderëve ndërkombëtarë dhe punëtorëve humanitarë për të ndalur apo zbutur “vrasjet sistematike të civilëve të pafajshëm” në Siri "i sfidon të gjitha premtimet e komunitetit ndërkombëtar se ata janë përgjegjës për sigurinë tonë”.

Komentet e Libermanit vijnë ndërsa SHBA po bën përpjekje për ta bindur Izraelin që të mbështetet në sanksionet ekonomike globale dhe diplomatike për të ndaluar ambiciet bërthamore të Iranit, para se të fillojë sulmet ushtarake.

Izraeli është i shqetësuar se Irani mund të jetë duke zhvilluar armë bërthamore, të cilat do t’i përdorte kundër shtetit izraelit.

Irani këmbëngul se reaktorët bërthamorë të tij janë për kërkime mjekësore dhe për energji.
XS
SM
MD
LG