Ndërlidhjet

Shtatë ushtarë jemenë vriten nga militantët


Foto arkivi
Foto arkivi
Mediat lokale raportojnë se kryengritësit që kanë lidhje me Al Kaidën kanë sulmuar trupat qeveritare në jug të Jemenit.

Sulmet raportohet të kenë ndodhur në provincën jugore të Abianit, vend ky ku armata po lufton ekstremistët, që nga maji i vitit të kaluar.

Raportohet se sulmuesit vetëvrasës kishin në shënjestër dy postblloqe ushtarake afër Zinxhibarit.

Të paktën shtatë ushtarë raportohet se janë vrarë.

Sulmet e së dielës janë të fundit në serinë e sulmeve të militantëve që kanë lidhje me Al Kaidën në Jemenin jugor.

Militantët e Al Kaidës duke shfrytëzuar trazirat politike njëvjeçare, kanë arritur që të forcojnë praninë e tyre në jug të vendit.
XS
SM
MD
LG