Ndërlidhjet

Raportohen parregullsi në zgjedhjet ruse


Zgjedhejt ruse
Zgjedhejt ruse
Votimi po vazhdon në zgjedhjet presidenciale në Rusi në mes të raporteve kundërthënëse për shkeljet e mundshme dhe parregullsitë.

Zyrtarët e Partisë Rusia e Bashkuar thanë se zgjedhjet duhet të shërbejnë si “shembull për shtete tjera” sa i përket transparencës.

Georgi Fjodorov, një zyrtar i zgjedhjeve, tha se ato janë më të organizuara sesa zgjedhjet parlamentare të 4 dhjetorit.

Policia përgjatë vendit nuk ka raportuar për shkelje substanciale. Megjithatë, grupi i pavarur vëzhgues "Golos" raportoi për rreth 3 mijë raste të shkeljeve.

Blogeri opozitar Aleksei Navalni i tha kanalit televiziv në internet Dozhd se shkalla e manipulimeve, ku njerëzit po votojnë disa herë, është e “paprecedent”.

“Shkalla e manipulimeve është absolutisht e paprecedent”, tha Navalni.

Vera Volodina, korrespdontja e Radios Evropa e Lirë, në Moskë, raportoi për parregullsi në qarkun Pushkino të Moskës.

Këto pretendime u hodhën poshtë nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Në zgjedhjet e sotme garojnë 5 kanddiatë, por sipas sondazheve, Putin e ka fitoren e siguruar.

Dhjetëra mijëra vëzhgues zgjedhjesh kanë dalë vullnetarë për të ofruar shërbimet e tyre në zgjedhje, në përpjekje për të penguar përsëritjen e manipulimeve që ndodhën në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit.
XS
SM
MD
LG