Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë në Jemen


Yemen, shkurt, 2012
Yemen, shkurt, 2012
Të paktën 30 ushtarë dhe 14 militantë të dyshuar të Al Kaidës janë vrarë në përleshjet në provincën e Abianit në jug të Jemenit.

Zyrtarët ushtarakë raportojnë se luftimet janë zhvilluar në Zinxhibar, i cili kontrollohet që nga muaji maj nga militantët.

Turbullirat njëvjeçare politike në shtetin e Gadishullit Arabik, të cilat sollën dorëheqjen e presidentit Ali Abdullah Saleh, pas protestave masive, ua kanë mundësuar militantëve të Al Kaidës, forcimin e rrënjëve në vend, në veçanti në pjesën jugore.
XS
SM
MD
LG