Ndërlidhjet

logo-print

Djeg veten një nënë tibetiane


Protesta pro pavarësisë së Tibetit

Protesta pro pavarësisë së Tibetit

Një nënë e katër fëmijëve raportohet të ketë vdekur, pasi i vuri flakën vetes në shenjë proteste ndaj politikave të qeverisë kineze në rajonet e banuara me tibetianë, bënë të ditur aktivistët.

Grupi i aktivistëve “Tibeti i Lirë” tha se gruaja 32 vjeçare, e identifikuar si Rinshen, ishte nënë e katër fëmijëve. Ajo i vuri flakën vetes afër Manastirit Kirti në provincën e Siçuanit.

Sipas grupit, Rinshen është e 23-ta nga tibetianët që vetë-sakrifikohen në 12 muajt e fundit, prej të cilëve, të paktën 16 kanë gjetur vdekjen.

Incidenti vjen një ditë para seancës vjetore të parlamentit kinez, ku pritet të diskutohen edhe trazirat në rritje.
XS
SM
MD
LG