Ndërlidhjet

Lukashenko: Më mirë diktator, sesa homoseksual


Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Llukashenko

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Llukashenko

Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko ka sulmuar Bashkimin Evropian për shkak të zgjerimit të sanksioneve ndaj vendit të tij.

Ai ka vënë në qendër të kritikës ministrat e jashtëm të Polonisë, Radoslav Sikorskin dhe atë të Gjermanisë Guido Vestervelle.

Për Vetservellen, i cili pranon publikisht se është homoseksual, Lukashenko ka thënë: “Sa për të dytin që po këlthet ndaj një diktature… Duke e dëgjuar atë, mendova me vete, më mirë të jesh diktator sesa homoseksual”.

Lukashenko po ashtu ka shprehur besimin se Bjellorusisë do t’i lejohet organizimi i Kampionatit Botëror të Hokejit në vitin 2014, pavarësisht sanksioneve.

Pas zgjerimit të sanksioneve më 27 shkurt, Minski ka kërkuar nga ambasadori i BE-së dhe ai i Polonisë që ta lëshojnë Bjellorusinë.

BE është kundërpërgjigjur duke tërhequr të gjithë amabasadorët e 27 vendeve anëtare.
XS
SM
MD
LG