Ndërlidhjet

AKB pjesë e KEN-it, shpreson në përfitime fondesh


Ilustrim
Ilustrim
Aleanca Kosovare e Biznesit(AKB) është bërë anëtare e Rrjetit Global Ekonomik të Bazuar në Dije apo KEN.

Përmes një njoftimi për media, AKB njofton se ka pritur një delegacion nga Brukseli të udhëhequr nga Boris Cizelj, kryesues i KEN-it.

“Aleanca Kosovare e Bizneseve, ka dëshirë dhe është e gatshme të jetë partnere serioze e KEN-it, si anëtarja më e re e këtij organizmi, duke pasur mundësinë tashmë për të përfituar përvojë dhe investime nga fondet e BE-së për biznesin”, citohet të ketë thënë kreu I AKB-së, Agim Shahini.

“BE jep mbi 50 miliardë euro fonde për inovacion, mbi 19 miliardë euro për edukim dhe 3 mijë e 500 zyra lobimi, kurse Kosova duhet të jetë pjesë e shfrytëzimit të këtyre fondeve. AKB-ja nga dita e sotme do të ketë qasje pjesërisht pasi u antarësua në KEN,”citohet të ketë thënë Shahini.

Në anën tjetër, Boris Cizelj, citohet të ketë thënë se është i gatshëm të ofrojë të gjithë ndihmën e nevojshme për të vendosur sa më shumë kontakte mes bizneseve.

“Sllovenët kanë pritur shumë për pavarësinë e vendit të tyre edhe pse shumë biznese ishin tepër mosbesuese nëse do të mund të mbijetonin si biznese në ambientin konkurrues tregtar të Evropës. Tani pas gjithë këtyre viteve të gjithë jemi të kënaqur me hapat e hedhura nga Sllovenia dhe zhvillimin që ajo ka pasur. Prandaj unë mendoj se edhe ju së shpejti do të shihni zhvillim më të madh”, citohet të ketë thënë Cizelj.
XS
SM
MD
LG