Ndërlidhjet

Exit poll-et: Putin fiton zgjedhjet


Kandidati për president, Vlladimir Putin
Kandidati për president, Vlladimir Putin
Exit poll-et tregojnë se kryeministri rus, Vlladimir Putin ka fituar në zgjedhjet presidenciale me rreth 60 për qind të votave.

Fondacioni i Opinionit Publik(FOM) bëri të ditur se Putini ka fituar 59.3 për qind të votave, ndërsa Qendra për Studimin e Opinionit Publik e Rusisë, tha se ai ka fituar 58.3 për qind.

FOM parasheh se lideri i Partisë Komuniste Genady Zjuganov do të jetë i dyti me 18.2 për qind të votave, i pasuar nga oligarku Mihajl Prokorov me 9.6 për qind.

Kreu i Partisë Liberal-Demokratike të Rusisë, Vlladimir Zhirinovski, thuhet se mund të marrë 7.4 për qind dhe Sergei Mironov 4.3 për qind.

Rezultatet e exit poll-eve u bënë publike, pas mbylljes së qendrave të votimit në Qarkun e Kaliningradit në Rusinë Perëndimore.

Jozyrtarisht thuhet se pjesëmarrja në zgjedhje ishte 56.3 për qind.
XS
SM
MD
LG