Ndërlidhjet

Putin fiton zgjedhjet


Moskë, 4 mars 2012.

Moskë, 4 mars 2012.

Me 98.47 për qind të votave të numëruara, rezultatet tregojnë se Vladimir Putin është fitues i zgjedhjeve presidenciale në Rusi.

Kryeministri rus ka fituar 63.9 për qind të votave, gjë që pritej edhe para hapjes së votimeve më 4 mars.

Putin u tha rreth 100,000 mbështetësve të tubuar në Sheshin Manezh të Moskës se ka arritur “fitore të pastër”.

“Faleminderit të gjithëve që i thanë ‘po’ Rusisë së madhe. Kemi fituar një luftë të ndershme dhe të drejtë. Këto nuk ishin vetëm zgjedhjet për presidentin e Rusisë. Këto ishin një provë e rëndësishme për të gjithë ne”, ka thënë Putin para masës.

Në Çeçeni raportohet se 99.73 për qind e votave ishin në favor të Putinit.

Ish-agjenti i KGB-së ka shërbyer edhe dy mandate presidenciale, nga viti 2000 deri më 2008.
XS
SM
MD
LG