Ndërlidhjet

Marina e SHBA-së shpëton iranianin


Ilustrim

Ilustrim

Marina e Shteteve të Bashkuara tha se dy anije të saj kanë marrë pjesë në shpëtimin e një iraniani, anija e të cilit është mbytur në Gjirin Persik.

I mbijetuari tha se në anijen e tij ndodheshin edhe pesë persona, që thuhet të kenë humbur jetën.

Marina amerikane ka nxjerrë nga uji tre trupa, ndërsa ka kërkuar pa sukses dy iranianë të tjerë.

Marina e SHBA-së ka shpëtuar dy herë iranianë të bllokuar në Gjirin Persik gjatë muajit janar.
XS
SM
MD
LG