Ndërlidhjet

Kundërshtarët e Ahmadinexhadit - në epërsi


Ilustrim
Ilustrim
Kritikët konservatorë të presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad, kanë shpallur fitore në zgjedhjet parlamentare, që u mbajtën të premten e kaluar.

Rezultatet përfundimtare pritet të bëhen publike gjatë ditës, ndërkohë që parlamenti i ri do të nisë punën në fund të muajit maj.

Suksesi i kandidatëve të udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamnej, thuhet të jetë reflektim i mbështetjes së madhe të teokracisë në Iran.

Sipas rezultateve preliminare në Teheran, kandidatët e Khamnejit janë dukshëm përpara përfaqësuesve të Ahmadinexhadit.

Mediat shtetërore thonë se rezultatet janë bërë të ditura për më shumë se 200 vende nga 290 sosh sa ka Parlamenti.

Zgjedhjet e së premtes janë bojkotuar në masë të madhe nga reformatorët, liderët e të cilëve, Mir Husein Musavi dhe Mehdi Karubi, gjenden nën arrest shtëpiak prej më shumë se një viti.
XS
SM
MD
LG