Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 5 marsin në vite…


Nazistët...
Nazistët...
1933 - Partia naziste fitoi 44 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare gjermane, duke mundësuar që ajo të bashkohet me nacionalistët për të fituar shumicën, në Reiçstag.

1770
- Masakra e Bostonit u zhvillua derisa ushtarët britanikë, të fyet nga një turmë e kolonistëve, hapën zjarr, duke vrarë pesë persona.

1793 - Trupat austriake shtypën ato frënge dhe ripushtuan Liezhin.

1856 - Gjeorgjia bëhet shteti i pare që rregulloi hekurudhat.

1867 - Një kryengritje feniane kundër sundimit anglez u zhvillua në Irlandë.

1943 - Në dëshpërim, për shkak të humbjeve të luftës, pesëmbëdhjetë dhe gjashtëmbëdhjetë vjeçarët u thirrën për shërbimin ushtarak, në ushtrinë gjermane.

1953 - Diktatori sovjetik Josef Stalin vdiq në moshën 73 vjeçare, pas afro tre dekadave në pushtet.

1963 - Këngëtarja Petsi Clin vdiq në një aksident ajror pranë Kamdenit të Tenesisë, në moshën 30 vjeçare.

1970 - Traktati për mospërhapjen bërthamore, hyri në fuqi.

1982 - Komediani Xhon Belushi u gjet i vdekur nga mbidoza e drogës, në moshën 33 vjeçare.(g.k.)
XS
SM
MD
LG