Ndërlidhjet

Shpërthim pranë zyrës së Erdoganit


Ankara, 5 mars 2012.

Ankara, 5 mars 2012.

Një bombë ka shpërthyer në afërsi të zyrës së kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan, në Ankara, duke plagosur një person.

Policia thotë se po heton zonën përreth për të vërtetuar nëse ka mjete të tjera shpërthyese.

Incidenti ka ndodhur përpara takimit të kabinetit në zyrën e Erdoganit. Ai po ashtu vjen pas shpërthimit të së enjtes së kaluar në Stamboll, pranë selisë së partisë në pushtet, ku u plagosën 15 policë dhe një civil.

Nuk është e qartë se kush fshihet prapa sulmeve.

Rebelët kurdë, të cilët luftojnë për më shumë autonomi në juglindje të Turqisë, ashtu si dhe majtistët radikalë dhe militantët islamikë, më herët kanë kryer seri sulmesh anembanë Turqisë.
XS
SM
MD
LG