Ndërlidhjet

Polonia në zi


Aksidenti i trenit, 3 mars 2012

Aksidenti i trenit, 3 mars 2012

Flamuri i Polonisë është ulur në gjysmë-shtizë në të gjitha ndërtesat publike, pasi vendi i Evropës Qendrore është zhytur në zi për viktimat e aksidentit të trenit në Krakov.

Presidenti Bronisllav Komorovski ka shpallur të hënën dhe të martën ditë zie kombëtare.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Polonisë dhe Komisioni Shtetëror për Aksidentet Hekurudhore po hetojnë përplasjen e linjës Varshavë-Krakov, që ndodhi të shtunën.

Ky ishte aksidenti më i rëndë hekurudhor në Poloni, në më shumë se 20 vjet.
XS
SM
MD
LG