Ndërlidhjet

logo-print

BE: Rusia t'i adresojë mangësitë zgjedhore


Zgjedhjet në Rusi, 4 mars, 2012

Zgjedhjet në Rusi, 4 mars, 2012

Shefja e politikës së Jashtme e Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton i kërkoi Rusisë që t’i adresojë “mangësitë” në zgjedhjet të cilat e kthyen Vlladimir Putinin në Kremlin.

“Bashkimi Evropian është në dijeni të rezultateve preliminare”, ka thënë zëdhënësja e Eshtonit, Maja Kocijançiq, duke shtuar se BE ndan shqetësimet e shprehuara nga vëzhguesit ndërkombëtarë të udhëhequr nga OSBE-ja.

“Ne kemi vlerësimet e njëjta, dhe inkruajojmë Rusinë që të adresojë mangësitë”, tha Kocijançiq.

OSBE tha se fushata parazgjedhore ka anuar në favor të Putinit dhe zgjedhjet janë përcjellë me parregullsi proceduriale.
XS
SM
MD
LG