Ndërlidhjet

Shkupi kërkon nisjen e negociatave me BE-në


Ambasadori i BE në Maqedoni, Aivo Orav dhe ministri i Jashtëm Nikola Poposki, Shkup, 2 mars, 2012
Ambasadori i BE në Maqedoni, Aivo Orav dhe ministri i Jashtëm Nikola Poposki, Shkup, 2 mars, 2012
Maqedonia kërkon fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Gjatë një takimi me ambasadorët e vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian në Maqedoni, Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki kërkoi mbështetje e vendeve të tyre “për miratimin sa më të shpejtë të vendimit të merituar për fillimin e bisedimeve nga ana e Këshillit të BE-së ”, thuhet në kumtesë.

Poposki gjithashtu tha se është me rëndësi "të respektohet parimi i vlerësimit të meritave për vendet aspirante, të cilët kanë arritur progres në plotësimin e kritereve të Kopenhagës që do t'u mundësojë të avancojnë në rrugën drejt anëtarësimit në BE".

Ndërkohë, shef i ri i i zyrës së Komisionit Evropian në Maqedoni, Aivo Orav, gjatë dorëzimit të letrave kredenciale, siguroi presidentin Gjorgje Ivanov se Brukseli mbetet e përkushtuar për integrimin e Maqedonisë në BE, porse vendi duhet të bëjë hapa në drejtim të zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë.
XS
SM
MD
LG