Ndërlidhjet

Një grua 66 vjeçare në Zvicër ka lindur binjakë pas fekondimit artificial in vitro ose IVF, në Ukrainë.

Tabloidi zvicerian “Le Matin” konfirmoi të hënën se gruaja, një pastore protestane, që jetonte në një fshat të shkëputur në kantonin zviceran të Graubuendenit, ka lindur dy djem me prerje cezariane dy javë më parë.

Gruaja e pamartuar, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, është bërë gruaja më e vjetër që lind në Zvicër duke thyer rekordin e mëhershëm, kur një grua 64 vjeçare lindi një vajzë.

Fekondimi artificial, apo i quajtur IVF, përmes të cilit qelizat vezë fekondohen me spermatezoidin jashtë trupit të nënës, është i lejuar në Zvicër, vetëm po që se prindërit konsiderohen mjaft të rinj për t’i rritur fëmijët deri në moshën e pjekurisë.

Ukraina ofron trajtimin me IVF pa marrë parasysh moshën.
XS
SM
MD
LG