Ndërlidhjet

logo-print

Serbët e veriut kërkojnë zgjedhje lokale


Mitrovicë, mars, 2012

Mitrovicë, mars, 2012

Kryetarët ilegalë të katër komunave serbe në veri të Kosovës do të bisedojnë nesër me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiq Dejanoviq, nga e cila do të kërkojnë q ëtë shpallël dhe të sigurojë mbajtjen e zgjedhjeve lokale në tërë Kosovën.

Në takim janë ftuar përfaqësuesit e komunës së Mitrovicës, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

“Nga kryetarja e Parlamentit do të kërkojmë që të shpallë dhe të garantojë mbajtjen e zgjedhjeve lokale në katër komunat tona dhe pjesët tjera të Kosovës dhe në të njëjtën kohë me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Serbi”, ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve, Beta, Dobrosav Dobiq, përfaqësues i Zveçanit.

Një qëndrim ndryshe, sipas tij, do të “nënkuptonte heqje dorë nga Kushtetuta e Serbisë dhe e heqje dorë nga Kosova, si dhe njohje e Kosovës si shtet i pavarur”.
XS
SM
MD
LG