Ndërlidhjet

Fillon takimi Obama-Natanjahu


Presidenti amerikan Barak Obama dhe kryeministri izraelit Benjamin Natanjahu

Presidenti amerikan Barak Obama dhe kryeministri izraelit Benjamin Natanjahu

Presidenti amerikan Barak Obama i ka thënë kryeministrit Benjamin Netanjahu se përkushtimi i Shteteve të Bashkuara për Izraelin është “shkëmb i fortë”.

Në fillim të bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, që pritet të fokusohen në programin bërthamor të Iranit, Obama tha se Izraeli do ta ketë gjithmonë mbështetjen e SHBA-së.

Natanjahu tha se Izraeli duhet të mbetet “zot i fatit të vet”.

SHBA dhe aleati i saj, Izraeli dyshojnë se Irani është duke bërë përpjekje në ndërtimin e armës bërthamore- akuzë kjo e hedhur poshtë nga Teherani.
XS
SM
MD
LG