Ndërlidhjet

logo-print

FMN shkrin fondin për Kosovën


Logo e FMN-së

Logo e FMN-së

Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se planifikon që të vazhdojë ndihmën financiare për Kosovën, pasi që pat pezulluar fondet në vitin e kaluar për shkak të një kontesti me Prishtinën, pas rritjes së pagave për shërbyesit civilë, transmeton AFP.

FMN tha se ka arritur marrëveshje me autoritetet kosovare për një program të ri 20 mujor në vlerë prej 107 milionë eurosh, që ka për qëllim që të stabilizojë buxhetin e Kosovës dhe të forcojë sektorin financiar.

“Bordi i FMN-së do të shqyrtojë programin e ri në fund të prillit, kur edhe pritet të japë konfirmimin”, ka thënë ky Fond.

Kjo lëvizje vjen pothuaj një vit pasi që qeveria kosovare në mënyrë të njëanshme rriti pagat në sektorin publik, duke nxitur kundërshti në FMN, gjë që çoi në pezullimin e programit në vlerë prej 109 milionë eurosh, të përcaktuar që në korrikun e 2010-ës, pasi që ishin dhënë vetëm 22 milionë.

Në atë kohë, FMN tha se Kosova kishte “devijuar nga përkushtimet e programit” duke rritur pagat e shërbyesve civilë për 50 për qind.

Që nga atëherë, thotë FMN, zbatimi i reformave të shtyra nga Fondi ka qenë në masë të madhe ”i kënaqshëm”.

“Është arritur performansë domethënëse në respektimin e objektivave fiskale”, thuhet në deklaratën e FMN-së.

FMN parasheh për Kosovën në vitin 2012 rritje ekonomike prej 3.8 për qind.
XS
SM
MD
LG