Ndërlidhjet

logo-print

Tadiq synon forcimin e lidhjeve me Rusinë


Boris Tadiq

Boris Tadiq

Presidenti i Serbisë Boris Tadiq tha se vendi i tij do të forcojë edhe më tej lidhjet me aleaten historike, Rusinë, pas fiores së Vlladimir Putinit në zgjedhjet presidenciale.

Duke theksuar “lidhjet historike dhe shpirtërore” në mes të Beogradit dhe Moskës, Tadiq tha se të dy shtetet “duhet të zhvillojnë raporte ekonomike e tregtare në të ardhmën, në fomat më të mira të mundshme”, citon Tadiqin një deklaratë e lëshuar nga kabineti i tij.

Duke e uruar Putinin për fitoren e tij, Tadiq tha se “qëllim strategjik i Serbisë është që të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian”, por insistoi se Beogradi dëshiron të “ruajë dhe zhvillojë raportet ekonomike” me Rusinë.

Rusia është kundërshtare e ashpër e pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG