Ndërlidhjet

SHBA i kërkon Moskës hetimin e paregullsive zgjedhore


Logo e DASH-it

Logo e DASH-it

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar qeverisë ruse që të kryejë një “hetim të pavarur dhe të besueshëm të të gjitha shkeljeve të raportuara zgjedhore” në zgjedhjet presidenciale të 4 marsit, në të cilat Vlladimir Putin korri fitore prej 64 për qind.

Përmes një deklarate Departamenti Amerikan i Shtetit mbështet raportet paraprake të vëzhguesve ndërkombëtare, të cilat identifikojnë Putinin si fitues, por po ashtu thonë se gara zgjedhore ka anuar në favor të tij.

DASH përmes deklaratës i bën thirrje Moskës që të “sigurojë se procedurat në zgjedhjet e ardhshme të jenë më transparente”.

Po ashtu, SHBA “inkurajon” pjesëmarrjen e qytetarëve rusë në vëzhgimin e zgjedhjeve dhe në ushtrimin e të drejtës së tyre për t’u mbledhur në mënyrë paqësore.

Reagimet vijnë pasi që shtetet tjera perëndimore dhe të BE-së shfaqën shqetësimin ndaj raporteve për manipulime dhe jokorrektësi në zgjedhjes e së dielës.

Përderisa shumë shtete të ish bllokut sovjetik mirëpritën rezultatet.
XS
SM
MD
LG