Ndërlidhjet

logo-print

SHBA përgatitet për 'Super të martën'


Floridë, 2012

Floridë, 2012

Partia Republikane po përgatitet për “Super të Martën”, zgjedhjet në 10 shtetet të cilat mund të qartësojnë se kush do të jetë kandidiati që do të përballet me presidentin në detyrë, Barak Obama në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Zgjedhjet paraprake në Ohajo, Gjeorgjia, Masaçusets, Vermont, Virxhinia, Oklahoma dhe Tenesi, si dhe komitetet drejtuese në Adaho, Dakotën Veriore dhe Alaskë, do ta bëjnë të martën ditën më të ngjeshur të sezonës së zgjedhjeve paraprake.

Sondazhet sugjerojnë se tre nga katër kandidatët – Mit Romni, Rik Santorum dhe Njut Gingriq – do të fitojnë secili të paktën në njërin nga shtetet.
XS
SM
MD
LG