Ndërlidhjet

Kostot e tragjedive natyrore më 2011 'prekin qiellin'


Pasojat e tërmetit dhe cunamit në Japoni

Pasojat e tërmetit dhe cunamit në Japoni

Kombet e Bashkuara thanë se vitit 2011 ka qenë viti më i kushtueshëm në histori sa i përket katastrofave natyrore.

Margareta Ualstrom, përfaqësuese speciale e sekretarit të përgjitshëm të OKB-së, Ban ki Mun tha se tërmetet masive dhe cunami në Japoni ka qenë më i shtrenjti në serinë e tragjedive natyrore që botës i kanë kushtuar të paktën 380 miliardë dollarë në përpjekje për t’u rimëkëmbur.

Kjo shifër është për dy të tretat më e lartë se rekordi i mëhershëm i vendosur në vitin 2005, kur uragani Katrina goditi bregdetin jugor të Shteteve të Bashkuara.

Ualstrom, duke folur para njëvjetorit të tërmetit në Japoni, tha se tërmetet tjera në Zelandë të Re dhe vërshimet në Tajlandë dhe shtetet tjera, kanë bërë që kostoja e tragjedive të prek qiellin.
XS
SM
MD
LG