Ndërlidhjet

Liderët opozitarë rusë para gjyqit


Nga protestat e opozitës, Moskë, 05 mars, 2012
Nga protestat e opozitës, Moskë, 05 mars, 2012
Tre liderë kryesorë opozitarë të Rusisë pritet të paraqiten të martën para gjykatës për t’u përballë me akuzat që lidhen me protestat kundër fitores së Vlladimir Putinit në zgjedhjet presidenciale.

Aleksei Navalni, Sergei Udalcov dhe Ilia Jashin janë arrestuar, për t’u liruar më pas, gjatë një proteste që u mbajt në Moskë.

Navalni dhe Udalcov akuzohen për shkelje administrative dhe mund të gjobiten me para, ndërsa Jashini akuzohet se ka shkelur rregullat për mbajtjen e një tubimi dhe përballet me 15 ditë burg.

Policia ka arrestuar rreth 250 njerëz në Moskë dhe rreth 300 në Shën Petërsburg.
XS
SM
MD
LG