Ndërlidhjet

Kriza detyron Greqinë të privatizojë pjesë të Korfuzit


Ishulli i Korfuzit

Ishulli i Korfuzit

Fondi i Privatizimit i Greqisë ka hapur një tender për privatizimin e një pjesë të madhe në ishullin e Korfuzit.

Fondi tha se është duke kërkuar që të shesë “të drejtat e sipërfaqes” të një prone prej 120 akrësh, deri në 100 vjet.

Tenderi është pjesë e përpjekjeve të Greqisë për të siguruar 19 miliardë euro deri në vitin 2015 përmes privatizimit dhe shitjeve me koncesion.

Greqia tash pesë vjet gjenden në recesion të thellë, dhe është BE dhe FMN, që i kanë dhënë shtetit helenik dy pako shpëtuese prej qindra miliarda eurove në përpjekje për t’ia rimëkëmbur ekonominë.
XS
SM
MD
LG