Ndërlidhjet

Edhe një tibetian tjetër djeg veten


Protesta për një "Tibet të lirë", Uashington, 2012
Protesta për një "Tibet të lirë", Uashington, 2012
Një djalosh 18 vjeçar i Tibetit i njohur si Dorgje ka vdekur pasi i vuri flakën vetes në provincën kineze të Siçuanit.

Dorgje është tibetiani i 26-të që vetë-sakrifikohet në më shumë se një vit dhe i treti që nga e shtuna.

Radio Azia e Lirë citoi murgun tibetian Kanjag Tsering, të ketë thënë se Dorgje ka brohoritur sllogane kundër politikave kineze në Tibet, para se t’i vinte flakën vetes jashtë disa zyrave qeveritare kineze.

Sikurse shumë tibetianë që kanë djegur vetën në muajt e fundit, edhe Dorgje jetonte në prefekturën Aba të Siçuanit.
XS
SM
MD
LG